"Serie A me 10 lojtarë"

149

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka gjithmonë propozime të çuditshme për të bërë sa i përket kampionatit italian. Drejtuesi nuk ngurron të theksojë herë pas here se futbolli është një biznes i mirëfilltë dhe duhet të trajtohet si i tillë. Ndaj ai fillimisht është kundër idesë së ndryshimit të Ligës së Kampioneve, por pro krijimit të një kampionati të veçantë me skuadrat elitare të të gjithë Europës.

de laurentiis

“Jam kundër reformës së Ligës së Kampioneve ashtu siç është studiuar. Më mirë të bëjmë një kampionat me 30 skuadra dhe në të cilën të jenë të pesë kampionatet kryesore europiane”, tha ai për “CalcioeFinanza.it”.

de laurentis anjeli

“Kjo do të thotë që do të reduktohet numri i skuadrave të kampionatit italian, por nëse më duhet të jem i sinqertë, sipas meje, kampionati italian nuk duhet të ketë më shumë se 10 skuadra. Në Formula 1 për shembull nuk marrin pjesë makinat e Formula 2 apo Formula 3, ndaj është e drejtë që të ketë vetëm skuadra të cilat janë në rregull financiarisht, me stadiume të rregulluara dhe me një numër të mjaftueshëm tifozësh”, ishin fjalët e De Laurentis.