Sergio Ramos mbështet Van Dijk-un pë ta fituar “Topin e Artë” përpara Ronaldos dhe Messit

Sergio Ramos beson se kolegu i tij i mbrojtjes te Liverpool, Virgil Van Dijk duhet ta fitojë “Topin e Artë” përpara ish-bashkëlojtarit të tij Cristiano Ronaldo dhe rivalit të tij te Barcelona, Lionel Messi, transmeton Gazetasheshi.com.

Mbrojtësi holandez Van Dijk është futur në mesin e tre kandidatëve për ta fituar çmimin kryesor për “Lojtarin e Vitit” nga UEFA dhe “Topin e Artë” së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Si mbrojtës është shumë e vështirë për ta fituar atë. Nuk është vetëm për Ronaldon dhe Messin, por gjatë gjithë historisë ka qenë e vështirë ta fitosh çmimin si lojtari më i mirë përpara futbollistëve të reparteve të tjera”.

“Fabio Cannavaro e ka fituar, përse jo edhe Virgil Van Dijk”.

“Ne gjithmonë flasim për Messin dhe Ronaldon, por ta shikojmë edhe punë e mbrojtësve si Van Dijk”

“Nëse do ta fitojë ai unë do ta urojë atë”, deklaroi Ramos.

Image: PAImage: PA

Van Dijk ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin dhe është zgjedhur lojtari më i mirë nga UEFA për Ligën e Kampionëve.

Nëse ai do ta fitonte “Topin e Artë” do të bëhej lojtari i dytë në histori pas Fabio Cannavaros (2006) që e bën një gjë të tillë.

/Gazeta Sheshi/