Sergio Junior lë Hajvalinë

390

Kriza e thellë e Hajvalisë ka bërë që pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar aty, të largohet edhe njëri nga futbollistët më të mirë edicionin e kaluar, braziliani Sergio Junior.

Lojtari luajti së fundmi në miqësoren e fituar ndaj Prishtinës, por tashmë ka vendosur të ndërrojë ambient.

Kësisoj, braziliani me gjasë do t’i bashkohet kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut.

Është vetë futbollisti që ka konfirmuar se do të ketë një sfidë të re në karrierën e tij.

sfidaa