Sergio De Luiz sjell “samban” braziliane në Kosovë

438

Hajvalia është lider me plotë meritë në elitën e futbollit kosovar pas përfundimit të fazës së dytë të kampionatit, falë rezultateve të shkëlqyera që ka realizuar skuadra e Ismet Munishit javëve të fundit. Tashmë në këtë skuadër luajnë edhe tre futbollistë brazilian të cilët kanë patur paraqitje mjaft të mira në këtë fillim pranvere.

Sergio Antonio De Luiz Junior është njëri nga ardhjet e bujshme braziliane i cili ka mbetur impresionuar  me talentët e shumë që ka Kosova. Në një intervistë ekskluzive dhënë Gazetës Sheshi, De Luiz ka folur për aventurën e re.

“Është një eksperiencë e re për mua dhe bashkëvendasit e mi. Këtu po ndjehem shumë mirë, e pelqej ushqimin, njerzit më trajtojne mirë dhe vendi është shumë i mirë. Në klub na kanë pritur shumë mirë, ndonëse jemi brazilianët e parë që luajmë këtu, ndaj na rrespektojnë dhe na ndihmojnë mjaft shumë. Hajvalia është një skuadër shumë e mirë, e përbërë nga lojtarë shumë cilësore. Unë jam i kënaqur shumë këtu dhe shpresoj të shijojë në maksimum këtë eksperiencë”, u shpreh fillimisht Sergio.

10530915_911085945676716_2935146676945301430_n Në pyetjen lidhur me përshtypjet e tij për futbollin e Kosovës dhe lojtarët këtu, ai u shpreh:

“Ajo që më impresionoi më së shumti është stili i lojës që zhvillohet këtu. Lojtarët janë fizikisht më të përgatitur dhe më të fortë se lojtarët në Brazil. Por, unë e di që futbolli këtu është në fazën e zhvillimit, megjithëse ka talentë të shumë. Ata punojnë shumë në moshat e reja dhe sigurisht se i pret një e ardhme shumë e mirë. Ndërkohë, ne brazilianët luajmë futboll me muzik dhe kënaqësi. I shijojmë në maksimum ditët e sambas (qeshet ai)”.

Ndërkohë, Sergio ka folur edhe për objektivin madhor që ka skuadra e tij, për të cilën shpreson shumë se do i ndihmoj të realizohet me golat dhe asistimet e tij.

“E para shpresoj që Hajvalia të bëhet kampion dhe e dyta shpresoj që do të mundem ti ndihmoj skuadrës time duke shënuar ose duke asistuar. Dëshiroj ti fanelderoj të gjithë njerëzit këtu për gjithçka që kanë bërë për mua dhe shpresoj që në fund të këtij kampionati Hajvalia të bëhet kampion”, përfundoi De Luiz.

/Gazeta Sheshi/