Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 24 prill

89

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për transmetuesin publik serb RTS, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 24 prill.

Po ashtu, në këtë datë, sipas tij, do të ketë zgjedhje lokale dhe provinciale.

Ai ka thënë se brenda dy ditëve, Qeveria do t’ia dërgojë arsyetimin presidentit serb, Tomislav Nikoliq, transmeton KosovaPress.

“Brenda dy ditësh, qeveria do të dërgojë arsyetimin te presidenti, i cili vendos se kur do të mbahen zgjedhjet dhe kjo ndoshta do të jetë më 24 prill”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, këto zgjedhje do të jenë një lloj referendumi nëse Serbia do të jetë një vend modern evropian dhe të shikojë nga e ardhmja, apo të mbes me të kaluarën.

“Serbia duhet të jetë e bashkuar. Dua që qytetarët të përcaktojnë objektivat e qarta. Detyra jonë është të përcaktojmë rrugën tonë për 4 vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Ai ka numëruar disa prej sukseseve të Qeverisë së tij, përfshirë edhe pengesën vendimtare që Serbia ia bëri Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO. /KosovaPress/