Serbët i urojnë ditëlindjen Vokrrit (Foto)

195

Presidenti historik i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i lindur në vitit 1960, sot ka festuar ditëlindjen e 56-të.

Si një ish-reprezentues i Ish-Jugosllavisë, faqja e njohur serbe në Facebook, “reprezentacija.rs”, ka uruar kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Gazeta Sheshi.

Sipas kësaj faqeje, Vokrri i lindur në Podujevë, ka dhënë shumë për reprezentacionin e ish-Jugosllavisë dhe skuadrat si Prishtina e Partizani i Beogradit.

Prej klubeve kosovare, ka qenë Llapi që ka uruar ditëlindjen e Vokrrit. Kjo skuadër ka qenë e para ku ish-sulmuesi “bombastik” kishte nisur hapat e parë si futbollist.

Captureeeee