Serbët e provokojnë Collinën, i bëjnë pyetje për Zvicër-Serbi

Pierluigi Collina është shfaqur sot në një konferencë të FIFA-s në të cilët janë analizuar momentet e diskutueshme në Botëror dhe funksionimi i teknologjisë VAR. Një gazetar serb e ka shfrytëzuar konferencën për t’i bërë dy pyetje Collinas.

Gazetari serb e pyeti ish gjyqtarin italian për penalltinë që nuk iu akordua Serbisë në përballjen me Zvicrën

“Sot kemi për të folur për gjykimin në tërësi, jo për rastet e veçanta. Ajo që kemi vënë re është se vendimet e gjyqtarëve nuk kanë ndikuar në rezultat deri më tani” ka thënë Collina.

Pyetja tjetër provokuese për të ishte nëse gjyqtari Brych e meriton të përjashtohet nga Botërori, apo nëse duhet të shkojë në Hagë, ashtu siç tha selektori Krstajiq.

“Asnjë gjyqtar nuk do të largohet nga Botërori” ka qenë i prerë gjyqtari italian.