Sëmundjet seksualisht të transmetueshme që mund t’i keni, por nuk e dini!

552

Raporti i fundit i Qendrës Amerikane për kontrollin e sëmundjeve, tregon se 1 në 100 njerëz në Amerikë e kanë këtë sëmundje seksuale ngjitëse. Ndoshta kjo nuk duket shume, por kur të bëhen llogaritjet përfundimtare do të thotë se më shumë se 1.8 milion njerëz në Amerikë kanë klamidia.

Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se 1.4 milion njerëz kanë raportuar se kanë këtë sëmundje, ndërsa 400,000 ndoshta mund ta kenë, por që nuk e dinë, dhe kësisoj rrezikojnë që të infektojnë edhe partnerët e tyre.

Megjithatë, njerezit nuk kane faj nese nuk e dine qe e kane kete semundje. Kjo sepse klamidia pothuajse nuk shoqëron me vete asnjë simptom që mund të “ndezë” alarmin tuaj për panik.

Klamidia, e cila është një nga sëmundjet seksuale më të zakonshme bakteriale transmetuese, paraqet problematikë për shumicën e femrave. Nëse nuk trajtohet mënjëherë, bakteriet mund të shkaktojnë probleme të rënda seksuale të tilla si: infeksion i uretrës, vaginës dhe mitrës. Gjatë kësaj, duhet patur parasysh se klamidia mund të zvogëlojë fertilitetin, sikur tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat.

Në një moment, klamidia mund të shkaktojë gjendjen e njohur si PID, apo inflamacion të organeve të brendshme gjenitale, e cila është shumë e pakëndshme dhe e dhimbshme.

Por, ka lajme të mira që dëshmojnë faktin se tek çdo gjinekolog mund te behet testi i klamidias dhe diagnostifikimi i hershëm i saj, dhe nëse vërtetohet për një gjë të tillë ju mund të ndjekni terapinë e duhur me antibiotikë.