Semaforë për këmbësorë

131

Semaforë të vegjël janë vendosur në të gjitha rrugët që qojnë në hyrje të sheshit kryesor të Prishtinës.

Ky projekt, i cili ka kushtuar 120 mijë euro është bërë me qëllim që qytetarëve t’u krijohet siguri.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës Gent Begolli tha për KosovaPress se ky projekt do të jetë në të mirën e qytetarëve, që ata të kenë siguri në sheshet e kryeqytetit.

“Është projekt që e ka bërë Komuna e Prishtinës, për arsye të sigurisë së këmbësorëve sepse kemi shumë vetura dhe njerëz të papërgjegjshëm që hynë në shesh dhe pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve në këtë pjesë dhe ne i kemi bërë këto shtylla që kanë kushtuar 120 mijë euro si projekt në tërësi. Lokalet që janë këtu afër, furnizimin për këtë pjesë do ta bëjnë në mëngjes, do të jenë të hapura në mëngjes në kohë të caktuar. Koha e implementimit të këtij projekti nuk ka marrë kohë të gjatë dhe po e shihni që ka përfunduar në afat kohor që është caktuar dhe besoj që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Prishtinës”,tha Begolli.

Semaforët e vegjël janë vendosur në rrugën “Fehmi Agani”, në anën e lartë dhe atë të poshtme të sheshit “Nënë Tereza”, tek kinemaja ABC, te rruga “Qamil Hoxha”, te Hotel “Grand” dhe tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës. /KP