Selmani: Ishte një ditë e keqe, por fundi do të jetë i ëmbël

112

Ferizaj ka ngecur në rrugëtimin për tu rikthyer në elitën e futbollit kosovar, derisa këtë vikend ka pësuar disfatë në udhëtim tek skuadra e Rahovecit (1-0). Megjithatë trajneri i kësaj skuadre, Agron Selmani, beson tek futbollistët e tij që në fund do i’a dalin përkundër sfidave dhe vështirësive, njofton Gazeta Sheshi.

“Harrojm ku ishim dje dhe ku jemi sot dhe nuk na e falin, borgjli i të gjithëve por askush borgjli ndaj neve. Un kam besim se kjo ishte një ditë e keqe, ju keni vlerë, s`bashku kemi vlerë, fundi do të jetë i mirë….vazhdojm tutje!!”, ka shkruar Selmani në rrjetin social facebook.

Pas disfatës nga Rahoveci, Ferizaj renditet në pozitën e dytë me 37 pikë, po aq sa ka edhe lideri Trepça në pozitën e parë.

Javën e ardhshme Ferizaj do ti bëjë konak skuadrës së Dukagjinit e cila gjithashtu ka pretendime për të hyrë në Superligë.

/Gazeta Sheshi/