Selimi: S’ka luftë në mes komandantëve por lufte kundër të vërtetës së UÇK-së

152

​Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka mohuar se po bëhet luftë në mes komandantëve, duke shkruar se këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së, e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

Ai në rrjetin social ka shkruar se një fjali e vetme në Kuvend i alarmoi të “parët” e PDK-së, duke shtuar se po sikur të flitet më shumë, ku do ta fusni kokën?.

Ja postimi i plotë i Selimit në facebook:

“PËRPLASJA-LUFTA NË MES KOMANDANTËVE”?

Pas datës 26 Shkurt, kur kandidatit për President iu adresova me një fjali të vetme, si zakonisht ai heshti.

Por në “mbrojtje” të tij i aktivizoi (sipas kronologjisë): 1.Ganimete Musliun, 2. Ramiz Lladrovcin, 3. Gani Gecin dhe 4. Gani Kocin.

E, ku është lufta në mes Komandantëve këtu? Prej kur Ganimete Musliu Komandante? Prej kur Ramiz Lladrovci Komandant? Prej kur Gani Geci Komandant? Prej kur Gani Koci Komandant? (Bile ky i fundit se paku ka qenë një ushtar i UÇK-së e përherë i PDK-së)

Këtu nuk ka luftë në mes komandantëve! Këtu ka luftë kundër të vërtetës së UÇK-së e sponsorizuar nga ata që gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën dhe për këtë temë nuk përgjigjen vetë por nxjerrin të tjerë që t’ia ulin nivelin e temës.

O ju të “parët” e PDK-së, bëhuni trima e nxjerreni kokën, së paku një herë ne jetë!

Një fjali e vetme në Kuvend iu alarmoi. Po sikur të flasim më shumë? Ku do ta fusni kokën?