Selim Isufi në derbin e javës, këto janë delegimet e gjyqtarëve në Ligën e Parë

629

Liga e Parë në futbollin kosovar vazhdon me ndeshje tejet të nxehta këtë vikend, teksa tashmë janë deleguar gjyqtarët dhe personat zyrtarë që do të përkujdesen për mbarëvajtjen e këtyre takimeve, shkruan Gazetasheshi.com.

Në derbin e xhiros që i takon Grupit A ndërmjet A&N dhe Dukagjinit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Selim Isufit, i cili do të jetë i shoqëruar nga asistentët Safet Berisha dhe Bashkim Hyseni, ndërkohë gjyqtari i katërt do të jetë Mervan Bejtullahu.

Në një tjetër ndeshje të rëndësishme këtë vikend të Grupit B, si ajo ndërmjet Flamurtarit dhe Ferizajit, drejtësinë do ta ndajë Flamur Nagavci. Nagavci do të ndihmohet nga asistentët Arnold Bacaj dhe Enis Bejtullahu.

Sikurse në çdo javë, ashtu edhe këtë herë ndeshjet e kampionatit elitar do të mund t’i ndiqni në mënyrë kronologjike nga Gazeta “Sheshi” minutë mas minute.

/Gazeta Sheshi/