Selfie? Ja rreziku që ju kanoset nga drita e telefonit…

600

Drita e telefonit që shkrepet në momentin kur të gjithë ne zgjedhim të bëjmë një selfie, pra flashi, rrezikon që të na përshpejtojë plakjen e lëkurës.

Në këtë përfundim ka arritur bloggerja e njohur angleze, 26-vjeçarja, Mehreen Baig, e cila realizon çdo ditë rreth 50 selfie duke i publikuar ato në Instagram.

E shqetësuar rreth dëmtimit të lëkurës së saj, ajo është konsultuar me një dermatolog, ku pas një skaneri për fytyrën, kanë arritur në konkluzionin se drita e lëshuar nga telefoni në momentin e shkrepjes lëshon rreze HEV.

Këto rreze, dëmtojnë lëkurën dhe më konkretisht pjesën poshtë syve, ku poret nisin dhe të zmadhohet gjithnjë dhe më shumë.

“Ka tre faktorë kryesorë, që çojnë në dëmtimin e lëkurës: ndotja, dëmet e shkaktuara nga dielli si dhe dëmet nga rrezet HEV.

Kombinimi i këtyre tre faktorëve, shkaktojnë inflamacion të lëkurës, duke ngadalësuar aftësinë e lëkurës për t’u shëruar, si dhe për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme”,- ka shpjeguar Dr. Simon Zokaie – dermatolog në fushën e kozmetikës./Daily Mail/Sa selfie nSa