Mastercard është kompania e kartave të kreditit e cila së fundmi ka konfirmuar se do të fillojë t’i pranojë fotografitë selfie dhe shenjat e gishtave si një alternativë për fjalëkalimet dhe verifikimet e ID-së për pagesat online.
Ky veprim vjen pas testimit fillestar që kompania e ka kryer në vitin e fundit në SHBA dhe Holandë.
Kompania i ka thene BBC-së se 92% e subjekteve të saj në test e kanë preferuar sistemin e ri të fjalëkalimeve. Një ekspert tha se kontrollet e tilla biometrike kanë potencialin e uljes së shkallës së mashtrimeve.
Ndërsa disa studiues të sigurisë kanë vënë në pikëpyetje lehtësinë e integrimit të këtij sistemi.