Selektori i Finlandës zbulon vendimin e Hetemajt

230
Selektori i Finlandës, Hans Backe ka bërë të ditur se Përparim Hetemaj nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës.

Hans Backe ka bërë të ditur se Përparim Hetemaj nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës.

Selektori i Finlandës ka njoftuar se mesfushori ka kërkuar të mos inkuadrohet në ekip për ndeshjen e parë të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2018.

“Ai nuk dëshiron të luajë kundër Kosovës, që është vendlindja e tij. Është një situatë e vështirë dhe e kuptoj dhe respektoj vendimin e tij”, deklaroi Backe për “Yle Sport”.

“Pas ndeshjeve kundër Gjermanisë dhe Kosovës, do ta diskutoj këtë temë me Hetemajn”, shtoi ai.

Finlanda zhvillon ndeshje miqësore me Gjermaninë në Monchengladbach më 31 gusht, para duelit me Kosovën më 5 shtator në Turku.