Ish-trajneri i Milanit, Sinisa Mihajlovic i është kundërpërgjigjur të dashurës së Boatengut, Melissa Satta, e cila kishte kritikuar trajnerin serb.
Bukuroshja e Boateng kishte thënë për Mediaset se mirëpret vendimin për shkarkimin e serbit dhe se me ardhjen e Brochit në stolin e rosonerëve atmosfera brenda dhomave të zhveshjes do ndryshojë mirë.
I shpejtë ka qenë edhe reagimi i serbit i cili ka thënë se femrat nuk duhet të flasin për futboll.
“Nuk jam seksist, por nuk mendoj se femrat duhet të flasin për futboll. Ato nuk janë të përshtatshme për të folur rreth futbollit”, tha Mihajlovic gjatë një emisioni në TV Mediaset.
Satta kujtohet edhe për deklaratën e famshme të cilën e pati bërë në vitin 2012, lidhur me lëndimet e shpeshta të Kevin-Prince’s duke thënë se problemi është “që ne bëjmë seks 10 herë në javë”.
/Gazeta Sheshi/