Seks, shëndet dhe bukuri

377

Ajo që i bën femrat atraktive varet nga ajo se sa i shëndetshëm është vendi ku ato jetojnë.  

Studiuesit kanë arritur tek ky përfundim duke ia prezantuar rreth 2,000 meshkujve nga 28 vende të ndryshme, fytyra të ndryshme femërore, të modifikuara ashtu që të duken më pak ose më shumë femërore, dhe të reflektojnë në këtë mënyrë nivele të ndryshme të estrogjenit dhe testosteronit. Estrogjeni zhvillon tipare të atilla si sy të mëdhenj dhe buzë të trasha, që janë tipike femërore. Testosteroni zhvillon tipare si fytyra të gjera dhe mjekra të poashtu të gjera.

 

Studime të mëhershme në këtë fushë kanë treguar se femrat me tipare më femërore janë më pjellore, gjithashtu. Preferenca e meshkujve për to, prandaj, është e parashikueshme, pasi që i rrit gjasat për suksesin riprodhues të tij. Studiuesit finlandezë supozojnë se testosteroni krijon tipare të tilla të karakterit si dominimi, që lidhet me fytyrat më mashkullore të femrave, dhe i ndihmon atyre për të gjetur burimet e nevojshme për të mbajtur fëmijët e tyre. Por, pse kjo është aq e rëndësishme për një vend të pashëndetshëm, mbetet e paqartë.