Sejdiu: Nuk jemi për titull

112

Pavarësisht fitores ndaj një rivali direkt për kreun e tabelës siç ishte Gjilani, kryetrajneri i skuadrës së Trepçës ’89, Gani Sejdiu, nuk beson se skuadra e tij ka potencial të luftojë për titull.

“Mendoj se këtë edicion nuk kemi fondin e madh të lojtarëve kualitativ për të triumfuar në kampionat, fokusi jonë është te Kupa e Kosovës, aty do ti bartim të gjitha forcat, por nëse vjen rasti vetvetiu do të luftojmë edhe për titull”.

Gani Sejdiu do të mundohet të mbrojë trofeun e Kupës shtetërore të cilin e pat fituar edicionin e kaluar me Feronikelin.

Pas xhiros 21 në Superligë, Trepça 89 pozicionohet në vendin e pestë me 32 pikë, 6 më pak se lideri Feronikeli.