Sejdiu: Ja kush e vendosi ndeshjen

327

Gani Sejdiu është rikthyer si triumfues në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, por kësaj rradhe në stolin e një skuadre tjetër. Tekniku mitrovicas ia doli me skuadrën e Besës të triumfoj në javën e parë përballë kampionëve në fuqi, Feronikelit, me golat e Xhevdet Shabanit, ndërkohë për Sejdiun kjo ndeshje ishte shumë e veçantë, transmeton Gazeta Sheshi.

“Ndeshjet e para pas fazës përgatitore janë gjithmonë të vështirë, pasi që nuk kemi një pasqyrë ende të qartë të futbollistëve, por besoj se sot kemi zhvilluar një ndeshje të mirë.
E kemi ditur që derbi prodhon gjithçka dhe janë detajet ato që e vendosin ndeshjen. Paraqitja e skuadrës ishte jashtëzakonisht cilësore, mbi të gjitha jam i kënaqur me diciplinën e treguar. Skuadra u përgjigj ashtu siç kisha kërkuar, duke dëshmuar se jemi një skuadër me personalitet”, u shpreh pas ndeshjes Sejdiu për Super Sport Kosovën.

Ndërkohë, Sejdiu nuk harroi të përmend faktin e rikthimit në shtëpinë e vjetër, derisa falenderoi ish-skuadrën e dikurshme.

“Ishte një ndeshje e vështirë për mua, pasi këtë stadium nuk do ta harroj kurrë. Është vend i cili më ka ofruar shumë emocione të cilat nuk do ti harrojë kurrë”, përfundoi Sejdiu.

Besa në javën e dytë e pret në shtëpi skuadrën e Ferizajt.

/Gazeta Sheshi/