“Se queda” – Munishi paralajmëron qëndrimin e Baftiut te Ballkani

Blendi Baftiu ishte cak i shumë skuadrave në Evropë gjatë afatit kalimtar të verës. Njëri ndër futbollistët më të mirë në vend ishte tejet i lidhur me një transferim të mundshëm në Turqi te skuadra Alanyaspor, por Gazeta “Sheshi” kishte raportuar për dështimin e bisedimeve.

Anëtari i Kosovës U21 prej ditësh është ribashkuar me Ballkanin në seancat stërvitore, ndërkohë që trajneri tij te kjo skuadër Ismet Munishi ka paralajmëruar në mënyrë indirekte qëndrimin e tij edhe për një sezonë në Suharekë.

“Loading… FC Ballkani”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Blendi Baftiu sezonin e kaluar ishte futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës dhe po ashtu golashënuesi më i mirë.

Loading…Fc Ballkani 🖤🧡

Posted by Ismet Munishi on Monday, September 21, 2020

/Gazeta Sheshi/