Schweinsteiger zgjedh klubin për sezonin 2016/17

246
Bastian Schweinsteiger do të mbetet në Manchester United.

Bastian Schweinsteiger ka publikuar një komunikatë duke bërë të ditur se do të mbetet në Manchester United.

Fituesi i Kampionatit botëror me Gjermaninë më 2014, spekulohej me largim nga Old Trafford pas njoftimeve se nuk zë vend në planet e Jose Mourinhos.

Por, mesfushori ka theksuar se do të mbetet me “Red Devils”. “Manchester United do të jetë klubi im i fundit në Evropë”, shkroi Schweinsteiger në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

“I respektoj klubet tjera, por Manchester United ishte e vetmja arsye që më bëri të largohem nga Bayern Munich”, shtoi ai.

Ai ka premtuar se do të punojë në mënyrë që të jetë në dispozicion të menaxherit Mourinho.

“Do të jem i gatshëm, nëse ekipi ka nevojë për mua. Kjo është e tëra që mund të them për gjendjen time. Dua t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e mrekullueshme në javët e fundit”, theksoi Schweinsteiger.