Schweinsteiger braktis Manchester United, afër kësaj skuadre të madhe

352

Bastian Schweinsteiger është njëri ndër futbollistët e sinjalizuar nga Jose Mourinho, që do të thotë që gjermani duhet të mendojë të gjejë një skuadër të re, pasi “i veçanti” nuk llogarit në shërbimet e tij, përcjellë informacionin Gazeta Sheshi nga The Sun.

Mesfushori gjerman që ditë më parë u bë “dhëndër” i serbëve, pasi u kurorëzua me teniseren serbe Ana Ivanovic është shumë pranë kalimit tek gjiganti francez PSG.

Siç raporton The Sun, kampionët francez janë të gatshëm të ofrojnë deri në 20 milionë euro për ti rrëmbyer shërbimet e mesfushorit gjerman.