Schuster kritkon Real Madridin: “Kjo është turp çfarë jeni duke bërë”

146

Ish-trajneri i Real Madridit, gjermani Bernd Schuster, ka kritikuar mbretërit në lidhje me inkuadrimin e të riut Mayoral në këtë fazë kritike të klubit, përcjell lajmin Gazeta Sheshi.

“Mendoj se është qesharake që nëse Benzema është i dëmtuar, luan Mayoral dhe nëse Marcelo është i demtuar, luan Danilo. Cristiano Ronaldo tani po kërkon më tepër kontroll në gjuajtjet e tij të dënimit dhe me pak fuqi. Ai është një golashënues dhe golashënuesit nuk do të kenë gjithmonë ndeshje të mira. Ashtu siç Raul apo Hugo Sanchez, golashënuesit shënojnë dhe kjo është e gjitha. Real Madridi ka nevojë për një skuadër startuese. Kjo skuadër aktuale ështe e paekuilibruar”, ka theksuar Schuster.

/Gazeta Sheshi/