Kandidati republikan për president të SHBA’ve, Donald Trump, ka marrë mbështetjen e ish guvernatores së Alaskas, Sarah Palin.
Nga kampanja e tij njoftojnë se zonja Palin ishte “krenare” për ta miratuar për president miliarderin, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Zonja Palin ishte nominuar për zëvendëspresidente të SHBA’ve në garën e pasuksesshme të kandidatit republikan John McCain më 2008.
Ajo morri masa të mëdha pas vetes dhe vëmendjen e mediave dhe pritet që t’i bashkohet Trumpit në skenë në fushatën e tij në Iowa të martën mbrëma.
Sarah Palin tha gjatë fjalës së saj në fushatën e Trump se: “Unë jam krenare ta miratojë Donald J Trump për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.