Sanchez zëvendëson Ibran te PSG

118
Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit e Juventusit, Zlatan Ibrahimovic, do të largohet përfundimisht gjatë verës nga kampionët e Francës, kur t’i skadojë kontrata në qershor.

Sipas ‘Calcio Mercato’, PSG tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e suedezit, ai është sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sanchez është shndërruar në lojtarin kryesor te Arsenali i Arsene Wenger, por një ofertë e majme nga PSG’ja mund të bëjnë që anglezët të ndërrojnë mendje, shkruan ‘Calcio Merkato’.

Sanchez ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2018.