Samuel Eto ka kohë edhe për batuta. Ditën e djeshme festoi ditëlindjen e 37-të dhe i ftuar në një emision turk tha se Lionel Mesi duhet të ndihet me fat që ka luajtur përkrah tij.
Në fakt, e gjitha ishte shaka, sepse e vlerëson atë si futbollistin më të mirë në botë.
“Si ndihem unë që kam luajtur me Mesin? Pyesni atë si ndihet që ka luajtur me mua? Jam shumë i lumtur sepse e kam parë të rritet. Është lojtari më i mirë në botë dhe ka shumë diferenca me Ronaldon”, ka thënë Eto.
/Panorama Sport/