Samsung prezanton dy tabletët e rinj

102

Samsung po punon për të sjellë në treg tabletët më të rinj, me ekran 7-inç. Dy modelet e reja që do të hidhen në treg janë Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab E.

Llogaria e famshme @evleaks kete jave ka publikuar disa fotografi të këtyre dy tabletëve, ndërsa sa i përket specifikave ajo ka treguar vetëm specifikat e Tab E.

Specifikat e tyre ndoshta mund të jenë të njëjta, por ende nuk dihet saktësisht. Raportohet se Tab E do të vjen me ekran 7-inç me rezolucion prej 1280 x 800, procesorin 1.3 GHz, 1.5 gigabajt RAM memorie dhe 8 gigabajt memorie të brendshme, si dhe mbështetje për lidhjen 4G.