Sami Sermaxhaj, në mesin e 15-të trajnerëve të shkarkuar: Ja lista komplete!

Sami Sermaxhaj dhe Ballkani njoftuan për ‘divorcin’ e tyre pas më shumë se gjashtë muajsh bashkëpunim, derisa rezultatet jo shumë të mira u bënë ‘sebep’ për prishjen e tyre, shkruan Gazetasheshi.com.

Rezultatet u bënë problem edhe për disa trajnerë të tjerë këtë edicion që braktisën stolin me apo pa dëshirën e tyre.

Kampion në listën e dnërrimit të trajnerëve është Llapi nga Podujeva. “Legjendat” janë drejtuar gjithsej nga pesë trajnerë të ndryshëm këtë edicion, duke llogaritur edhe Fadil Ademin që ka drejtuar një ndeshje, ndërkohë që tani është ndihmës i trajnerit aktual Tahir Batatina.

Pas Llapit vjen Drita dhe Liria me nga katër trajnerë të ndërruar.

Prishtina, Drenica dhe Flamurtari janë ekipet e vetme që nuk e kanë ndërruar trajnerin nga fillimi i kampionati.

Gazetasheshi.com ua sjell ndryshimet në stolet e skuadrave të Ipko Superligës nga fillimi i kampionatit deri në javën e 27-të:

Feronikeli: Sulejman Starova, Zekirija Ramadani
Prishtina: Mirel Josa
Llapi: Bylbyl Sokoli, Bekim Shotani, Fadil Ademi, Xhengis Rexhepi, Tahir Batatina
Drita: Bekim Isufi, Afrim Shahini, Shpëtim Duro, Ardian Nuhiu
Drenica: Tahir Lushtaku
Trepça ’89: Gugash Magani, Sabit Osmani
Gjilani: Sadat Pajaziti, Alban Hyseni, Gentjan Mezani
Ballkani: Bekim Shotani, Sami Sermaxhaj, ??
Flamurtari: Arsim Thaqi
Ferizaj: Afrim Tovërlani, Bylbyl Sokoli
Liria: Bedridin Gjinali, Gëzim Hasi, Vicenzo Alberto Annese, Erdogan Celina
KEK-u: Enis Nasufi, Alban Dragusha

/Gazeta Sheshi/