Salzburg-Partizani, super-lajm para ndeshjes

201

Salzburg me shumë mundësi ditën e nesërme do të përballet me 7 mungesa të rëndësishme ku 4 lojtarë janë të dëmtuar, 3 të tjerë janë të pezulluar, por edhe një tjetër është në dyshim.

Reinhold Yabo, Samil Prevljak, Paoulo Miranda, Kristofer Leitgeb janë të dëmtuar dhemungesa e tyre është e sigurt, ndërsa Diadie Samasekou do mungojë për shkak se është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Takumi Minamino dhe Hi Çan Huang nuk do të jenë të gatshëm pasi janë grumbulluar me kombëtaren në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016″. Ndeshja e kthimit e vlefshme për turin e tretë paraeleminator të Champions Leagues do të luhet ditën e nesërme në orën 20:30.