Salihu në spitalin e Stambollit, publikohen fotot e para

296
Publikohen fotot e para të Aziz Salihut nga spitali në Stamboll. Ish-boksieri legjendar shihet i shtrirë në spital dhe me shpresë se shumë shpejt do t’i kalojë këto sfida.

“Mjekët kanë filluar analizat e para për të gjetur shkaktarin e sëmundjes. Shpresojmë për shërim të shpejtë. Zoti i ndihmoftë. Naci Senyuzli na ka pritur dhe është një mik i familjes i cili po bën gjithçka për ta ambientuar mirë”, tha Avdyl Salhu, djali i axhës së ‘Zizit’ për Bota Sot.

Salihu kishte dy muaj që ishte shtrirë në spitalin e Prishtinës dhe mjekët nuk arritën të gjejnë shkaktarin e sëmundjes.

Image