Sahiti: Llapi fitoi me fat ndaj Gjilanit

Llapi e ka fituar në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit me rezultat 2:1, sfidë që u zhvillua të shtunën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë,

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 27 të Superligës.

Trajneri kosovar, Muharrem Sahiti vlerësoi e Llapi në këtë ndeshje fitoi me fat.

“Llapi e ka një skuadër shumë të mirë dhe në ndeshjet e fundit ka treguar futboll të mirë. Nëse e shikojmë me lojtarë individual, ndoshta ka futbollistë më të mirë edhe sa Feronikeli e Prishtina. Megjithatë, mendoj se në ndeshjen e fundit ndaj Gjilanit ka fituar me fat. Gjilani ka luajtur shumë mirë, por fati ia ktheu shpinën”, ka deklaruar Muharrem Sahiti për emisionin ‘Koha Shtesë në Supersport Kosova, përcjell Zëri.info.

Llapi që drejtohet nga Tahir Batatina, ndodhet e treta në tabelë me 60 pikë të tubuara, dy më pak se Feronikeli dhe Prishtina që kanë nga 62 sosh.