Sahiti: Dëshmorët lanë Evropën për t’i dhënë jetën Kosovës, futbollistët po i ftojmë të luajmë dhe jo të luftojnë

409

Emra të shumë futbollistëve kandidat potencial për të luajtur për Kosovën janë pjesë të ballinave të shtypit në vend dhe jo vetëm. Ardhja e tyre nga Evropa për të veshur fanellën “dardane” po del një ‘mision’ jo i lehtë për stafin e Kombëtares së Kosovës, të cilët po punojnë në vazhdimësi në këtë drejtim, shkruan Gazetasheshi.com.

Kontaktet janë vënë me shumë prej tyre, disa kanë dhënë fjalën, ndërkohë disa të tjerë kanë lënë të shpresojmë.

Ish-ndihmësi i Challandes, Muharrem Sahiti, i cili tashmë e ushtron postin e drejtorit të kombëtares ka marrë një shembull tejet interesant, teksa një kohësisht ka ftuar gjithë këta futbollistë për të luajtur te Kosova.

“Po dëgjoj shumë deklarata dhe nganjëherë nuk po më vjen mirë. Ne kemi shtjerrur gjitha mundësitë tona që të kontaktojmë me gjithë këta futbollistë dhe të ju tregojmë projektin tonë. Disa po hezitojnë, ndërkohë disa të tjerë, teksa po japin shpresë, gjithashtu po e shqyrtojnë mundësinë të luajnë edhe për vendet në të cilat janë zhvilluar. Sidoqoftë, do të vjen momenti që ata do të bëjnë zgjdhjen dhe në rast se nuk do ta zgjedhin Kosovën, ata nuk do ta kenë më rrespektin e njejtë në popullin e Kosovës. Këta futbollistë duhet të kenë konsideratë ndaja tdheut, ndaj vendit të origjinës”,deklaroi fillimisht Sahiti në “Kanal 10”.

“E kam thënë edhe më parë, kur shumë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë pasur kushtet shumë më të mira në perendim, por kanë ardhur në Kosovë dhe kanë dhënë jetën për këtë vend. Ne nuk po i ftojmë të japin jetën për Kosovën, por për të luajtur për Kosovën”, përfundoi Sahiti.

Gjithsesi, Sahiti ka konfirmuar që mund të ketë risi për ndeshjet e muajit mars, të cilat Kosova i zhvillon në kuadër të kampanjës kualifikuese për “Botërorin 2022”.

LEXO gjithashtu edhe:

Konfirmohen risitë në Përfaqësuesen e Kosovës për muajin mars

/Gazeta Sheshi/