“Sa poshtë ka rënë katuni” – Ibrahimovic pritet të transferohet te skuadra modeste nga Serie A

Shumë pikëpyetje ka rreth Milanit të sezonit të ardhshëm dhe Zlatan Ibrahimovic është një prej tyre. Bomberi suedez e ka shprehur gjithmonë se ndihet mirë te kuqezinjtë, por disa ndryshime në klub nuk i kanë pëlqyer, si largimi i Boban.

Drejt asaj rruge është edhe Paolo Maldini, i cili mban postin e drejtorit teknik dhe ka një raport shumë të mirë me Ibrën.

Ky i fundit kërkon të jetë protagonist dhe do një skuadër kompetive. Rinovimi është larg dhe dy klube të tjera italiane janë gati të përfitojnë.

Corriere della Sera raporton se 38-vjeçarin mund ta shohim sezonin e ardhshëm te Bologna ose Fiorentina. Klubi nga Firence është i interesuar dhe presidenti Commisso po mendon t’i bëjë një dhuratë të bukur tifozëve me afrimin e “gjigantit” nordik.