Sa ish-dashnorë/e të partnerit/partneres tuaj do t’i përballonit

147

Mbi 1000 personave u është parashtruar pyetja se sa dashnorë ose dashnore do të dëshironit që partnerja/partneri juaj t’i ketë pasur para jush. Përgjigja më e popullarizuar ishte 8 deri në 12.

Numri ideal që e kanë preferuar ishte 10 partnerë seksuale. Personat që kanë pasur mbi 10 partnerë janë konsideruar të pamoralshëm, ndërsa më pak se 10 janë konsideruar të papërvojë, nga anketuesit.

Në fakt meshkujt ishin ata që ishin më refuzues ndaj femrave që kanë pasur mbi 10 partnerë, ndërsa 20 partnerë janë konsideruar tepër shumë për të dy palët.

Ndërkaq, në pyetjen se a do të dëshironin të dinin se sa partnerë seksualë i ka pasur partneri/partnerja, 35 përqind e femrave janë përgjigjur se do të dëshironin ta dinin historinë e plotë seksuale të mashkullit të tyre, ndërsa vetëm 30 përqind e djemve do të donin të dinin historinë seksuale të femrës së tyre.