Sa fitojne gjyqtarët?

277

A e keni menduar ndonjëherë se sa fitojnë gjyqtarët? Por, jo në vendin tonë. Shumat që qarkullojnë janë të ndryshme. Luca Marelli ish gjyqtar në Seria A tregon për shumat që qarkullojnë.

Marelli thotë se nuk ka sens që të krahasohen pagat e gjyqtarëve me pagat e punëve të tjera jashtë futbollit për vetë faktin që kerkon shumë dedikim dhe kohën që i’a përkushton.

Përpara Calciopolit në 2006 një ndeshje në Seria A paguhej më rreth 5164 euro për ndeshje. Mbas Calciopolit shifrat ranë në 3400 euro për ndeshje në Seria A dhe 1700 euro për në Seria B.

Nën drejtimin e Collines gjyqtarët tani fitojne 3800 euro për ndeshje (me taksat italiane bie ëe 2100 euro) plus pagave që marrin në ndeshjet internacionale.

Pra pagat variojnë nga 30.000 euro për dy sezonet e para,40.000 euro për gjyqtarët jo internazionale me mbi 25 ndeshje në sezon dhe 80.000 euro për gjyqtarët internacional.

Pra një gjyqtar në vitin e parë të tij mund të fitojë 120.000 euro në sezon (70.000 neto).