Sa e fuqishme është pasaporta juaj ? Shqipëria është pas Bosnjës, kurse Kosova ndër vendet e fundit

232

Një hartë, e krijuar nga movehub.com, tregon se sa e fuqishme është pasaporta juaj. Në rast se jeni nga Finlanda, Britania e Madhe apo Suedia, keni pasaportën më të fuqishme në botë, pasi keni akses pa vizë në 173
vende.

Më pas vijnë Danimarka, Gjermania, Luksemburgu dhe SHBA.

Po Shqipëria? Së bashku me Kosovën, jemi të fundit në rajon, por Kosova është nëgjendje të mjerueshme.

Pasaporta e Shqipërisë të mundëson lëvizje të lirë në 88 vende,
njësoj si Grenada.

Bosnja është sipër nesh, pasi ka akses në 91 vende, Mali i Zi në 98 vende, Maqedonia në 103 vende dhe Serbia në 104 vende. Kurse Kosova mund të lëvizë pa viza në 38 vende, njësoj si Sri
Lanka, Libani dhe Sudani.

Në vend të fundit është Afganistani, që mund të lëvizë pa viza në 28
vende.Screenshot_6Screenshot_7