Sa dhe si u shpenzua buxheti i komunave në vitin 2015? (Video)

178

Përkundër se ka shumë ankesa për buxhetet komunale, disa prej komunave iu ka mbetur pa u shfrytëzuar në tërësi buxheti i paraparë për vitin që shkoi.

Në këtë mënyrë, mbetja e parave i kthehet thesarit të shtetit.

Prizreni që pati gjithsejt 41 milionë euro për vitin 2015 arriti të shpenzoj 79 për qind të shumës. Pjesa më e madhe e buxhetit të Prizrenit shkoi për paga të punonjësve. Për këtë vit buxhetin do ta kenë të ngjashëm.

Suficit të ngjashëm me atë në Prizren patën edhe në kryeqytet ndërkohë që mbetja e 7 milionë eurove për opozitën është e papranueshme.

Më mirë se këto dy komuna buxhetin e shpenzoi Gjakova.

E komunat më të vogla që patën më pak buxhet e patën më të lehtë ta realizojnë atë në tërësi. Në Drenas thonë ta kenë harxhuar të gjithë buxhetin.

Teprica të buxhetit nuk ka në Malishevë.

Ndërkohë edhe në komunat e tjera ka pasur suficit.