Rusia nuk lejon flamurin e Kosovës, Majlinda bojkoton Europianin

208

Kosova mund ta bojkotojë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili do të mbahet nëRusi, nga 21 deri më 24 prill.

Arsyeja kryesore është se Rusia, si vend organizator i këtij evenimenti, nuk lejon që në territorin e saj të përdoren simbolet shtetërore të Kosovës, vend të cilin nuk e ka njohur si shtet, shkruan Zëri.

Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar se, nëse nuk ju lejohet paraqitja me flamur dhe këndimin e himnit, në rast të medaljes eventuale, katër garuesit, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, të mos paraqiten fare në këtë eveniment.

“Jemi në Rusi duke pritur lajmin për pjesëmarrje për shtetin tonë të ri! Nese s’nalejohet me siguri sdo marrim pjesë në Evropian! Me ne në foto miku nga shteti amë Shqipëria! Shqipëria dhe Kosova dy shtetet tona që natyrshëm do bashkohen dalëngadalë e në kohën e duhur!”, ka shkruar Kuka në Facebook.