Rumenigge: S’kualifikimi i Juves i papranueshëm, UEFA të ndryshojë rregullat

114

Zyrtari i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje që UEFA të ndryshojë sistemin e shortit në Ligën e Kampionëve në mënyrë që t’i mbrojë të ashtuquajturat skuadra të mëdha pas fazës së grupeve.

Kampionët e Bundesligës mposhtën finalistin e edicionit të kaluar, Juventus, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Por, Rummenigge beson se do të ishte në interes të UEFA-së që të ekzistojë një sistem që do t’i mbante ekipet e mëdha larg njëri-tjetrit sa më gjatë që të ishte e mundur, raporton lajmi.net.

“Ajo që nuk më pëlqen rreth shortit të Ligës së Kampionëve për fazën eliminatore është se gjithçka varet nga fati. UEFA duhet të mendojë një alternativë tjetër. Kam parë disa ndeshje të fazës së fundit që më kanë bërë të mendoj ta fiku televizorin.

Tani shohim një ekip si Juventus, finalist i edicionit të kaluar, duke u eliminuar në fazën e dytë. Kjo është e papranueshme, jam lodhur nga fakti që fati të ketë ndikim aq të madh”, përfundoi Rumenigge.