Rugji u ndëshkua me karton të kuq, disiplina ‘harroi’ ta suspendonte!

456

Armend Rugji u ndëshkua direkt me karton të kuq në duelin e xhiros së 16-të në ndeshjen ndërmjet Lirisë dhe Drenasit. ‘Gardiani’ prizrenas u detyrua ta braktisë fushën e lojës, teksa më pas u fut në disiplinë nga Komisioni i Garave, shkruan Gazetasheshi.com.

Megjithatë, asnjë vendim nuk ka ardhur për Rugjin edhe pse kanë mbetur më pak se 24 orë deri në fillimin e ndeshjes së radhës për Lirinë.

Gazeta “Sheshi” ka kontaktuar sekretarin e këtij klubi, Bashkim Kajdomçaj, i cili ka konfirmuar që nuk kanë pranuar asnjë vendim për ‘gardianin’ Rugji.

“E kemi parë që është inicuar procedurë disiplinore për Rugjin, mirëpo në vendimet e fundit nga Komisioni Disiplinor nuk figuron askund. Ne nuk kemi pranuar asnjë e-mail dhe asnjë njoftim nga FFK në lidhje me të. Normalisht që nuk do të rrezikojmë dhe nuk do ta fusim në lojë, megjithatë FFK duhet të na njoftojë në lidhje me vendimet që vijnë nga Komisionet”, deklaroi Kajdomçaj.

Më poshtë e gjeni edhe vendimin e Komisionit të garave që e futi në disiplinë ‘gardianin’ Rugji.

Inicimet e Komisionit të Garave

Ndërkohë nga vendimet e disiplinës mungon edhe ai për Armend Rugjin.

Vendimet e fundit nga Komisioni Disiplinor:

Vendimet e Komisionit Disiplinor

/Gazeta Sheshi/