Rrokadë te Vushtrria, ndërrohet trajneri

141

Bekim Shotani, Rizvan Jetullahu dhe prap Bekim Shotani. Këto kanë qenë lëvizjet që i ka bërë skuadra e Vushtrrisë në shtabin teknik gjatë këtij edicioni të Raiffaisen Superligës. Së fundmi pas largimit të Jetullahut, “frenat” e skuadrës në dorë i morri sërish Shotani, në misionin mjaft të vështirë “mbijetesa”, raporton Gazeta Sheshi.

Shotani e dinë mjaft mirë që ka një “malore” për tu ngjitur dhe do jetë vështirë për ti shpëtuar më të keqes, megjithëse loja ofron shumë gjasa matematikore, pasi ka ende ndeshje për tu zhvilluar.

Aktualisht Vushtrria ndodhet në pozitën e parafundit me 24 pikë të tubuara, dy më pak se Drita që ndodhet në zonën e barazhit.

/Gazeta Sheshi/