Rritje prej 18 perqind e te hyrave te pergjithshme te shtetit ne 2016

119

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ne nje konference per media, ka shpalosur raportin dymujor sipas te cilit, ben te ditur ai, të hyrat e përgjithshme të shtetit janë rritur për 18%, si pjese e te cilave Dogana ka pasur nje rritje prej 27 perqind dhe Administrata Tatimore ka pasur rritje prej 3 perqind.

Rritja ne vlere eshte gjithsej 191 milione euro, qe eshte per 30 milione euro me shume se vitin e kaluar ne te njejten periudhe.

Hoti ka bërë të ditur se është rritur tatimi në korporata ndërsa ka ngecje në të hyrat e komunave por sipas tij ato do të rikuperohen derisa të hyra në nivel qendror janë rritur për 28 %, njofton Klan Kosova.

Sa i perket borxhit publik, Hoti ka thene se, me vetem 12 perqind, Kosova eshte vendi me borxhin me te vogel publik ne rajon.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bilanci bankar i Qeverisë është i kënaqshëm – llogaria e qeverise ne banka permban 340 milionë euro.