Rritja e frikshme e rasteve me koronavirus, FBK shtyn fillimin e kampionatit

Kosova sikurse vendet tjera të botës po përballet me valën e dytë të pandemisë COVID-19, gjë e cila ka bërë që masat të nisen të rritën.

Federata e basketbollit e Kosovës duke e parë situatën aktuale ka vendosur ta shtyjë fillimin e kampionatit.

Vendim i Bordit të FBK-së:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 28.10.2020 për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe situatës së paqëndrueshme me pandeminë, gjë që ka shtyrë edhe mbylljen e përkohshme të disa shkollave në vendin tone, ka marrë vendim për shtyerjen e fillimit e edicionit për garat e kategorive të reja në të dyja konkurrencat deri në një afat të pacaktuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.