Rritet vlera e Milot Rashicës, ja sa kushton tani

132

Paraqitja me Vitessen dhe së fundmi debutimi me kombëtaren shqiptare, ka rritur vlerën e Milot Rashicës.

Sipas faqes së specializuar të merkatos, “Transfermakt”, kartoni i lojtarit 19-vjeçar tashmë ka vlerën 2 milionë euro.

Vitese nuk ka vendosur nëse do ta mbajë lojtarin edhe në sezonin e ardhshëm, apo ta shesë në verë këtë futbollist për të cilin ka shpenzuar 300 mijë euro.

Për lojtarin e kombëtares shqiptare janë të interesuara disa skuadra, me Napolin që duket se do të bëjë të pamundur për ta joshur 19-vjeçarin nga Kosova.