Rritet numri i protestuesve tek tendat e opozitës

123

Tek tendat qe ka ngritur opozita e bashkuar per proteste eshte rritur numri i njerezve. Opozita, pas largimit me force dhe perjashtimit nga seanca e Kuvendit, e sidomos pas caktimit te dates per zgjedhjen e presidentit te vendit, post te cilin e pretendon Hashim Thaçi, ka bere thirrje disa here qe qytetaret te mblidhen ne shesh per te kundershtuar pikerisht zgjedhjen e tij dhe per te kerkuar doreheqjen e qeverise.

Neser Kuvendi i Kosoves ka thirrur seance per zgjedhjen e presidentit te vendit. Perpos Hashim Thaçit, kandidat tjeter per president eshte edhe Rafet Rama, deputet gjithashtu nga radhet e PDK-se.

Opozita ne anen tjeter u ka bere thirrje qytetareve te mblidhen ne sheshet ku ata kane vendosur tendat, per te protestuar gjate seances se neserme kunder zgjedhjes se presidentit ne seancen e cila do te filloje ne ora 11:00.