Rrihen keq mes-vete lojtarët e skuadrës së madhe (VIDEO)

Një ndër klubet më të mëdhenj në Amerikën e Jugut dhe në botë, Boca Juniors, ka përfunduar në qendër të vëmendjes sot, por jo për ndonjë sukses sportiv.

Në prag të sezonit të ri, Boca ka nisur përgatitjet dhe menjëherë ka ndodhur diçka skandaloze: mbrojtësit Huan Manuel Insaurralde (lojtar i kombëtares argjentinase) dhe Honatan Silva u përfshinë sot në një ndeshje boksi.

Askush nuk e kishte mendjen te dy futbollistët, që ishin në një skuadër gjatë ndeshjes stërvitore dhe filluan të shkëmbenin grushte në një cep të fushës.

Insaurralde sulmoi shokun e skuadrës dhe Silva reagoi më pas për t’u mbrojtur, në një skenë absurde, derisa ndërhynë shokët e skuadrës për t’i ndarë. Trajneri Gijermo Barros Skeloto i përzuri të dy nga stërvitja dhe tashmë Insaurralde rrezikon shumë, sepse edhe në vitin 2011 u përlesh me një futbollist, pjesëtar i së njëjtës skuadër.