Rrëzohet avioni, “shuhet” edhe ekipi brazilian i futbollit

Një avion me ekipin e futbollit nga Brazili, Chapecoense, u rrëzua në Kolumbi. Të paktën 6 nga 81 pasagjerë njoftohet se kanë mbijetuar. “Sputnik” njoftoi se gjashtë vetë i mbijetuan rrëzimit të avionit, duke cituar José María nga Aeroporti Ndërkombëtar i Cordova, në Rionegro, drejt të cilit avioni po udhëtonte. Raporte të tjera thonë se mund të jenë deri në 10 njerëz, që kanë mbijetuar. Alan Ruschel, mbrojtësi i Chapecoense, ka mbijetuar dhe arriti në një spital aty pranë, njofton “Radio 360 Kolumbi”.

Kryetari i Medellín, krahinës ku ra avioni, Fico Gutierrez, është në vendin e rrëzimit. Ai tha se “gjëja më e rëndësishme është për të shpëtuar jetët.” Të paktën 10 vetë u plagosën fillimisht dhe u evakuuan nga vendi i ngjarjes, bën me dije komandanti i departamentit të zjarrit në “La Union”. Në një deklaratë për shtyp, të bërë nga autoritetet e aviacionit, thuhet se avioni u rrëzua për shkak të një defekti elektrik. Megjithatë, kryetari i komunës së “La Ceja”, Elkin Ospina, më parë tha se u duk që avioni u rrëzua nga gazi, njoftoi “El Universo”.