Rrahje masive në Gjilan, pesë të arrestuar

180

Dje në Gjilan ka ndodhur një rrahje ndërmjet pesë personave, si pasojë e një zënke të mëhershme, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj (shqiptarë), pasi të njëjtit si pasojë e një zënke të mëhershme kishin filluar ta sulmojnë fizikisht njëri-tjetrin duke përdorur edhe mjete të forta-shkopinj druri”, thuhet në komunikatën e Policise se Kosoves.

PK-ja ka thënë se ata kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /koha.net/