Trajneri i përfaqësueses gjermane, Joachim Low, e ka përjashtuar nga lista për dy miqësoret e rradhës, sulmuesin e skuadrës së Wolfsburg-ut, Max Kruse-n, për shkak të sjelljeve të tij aspak sportive, ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit, transmeton Gazeta Sheshi.
Madje për futbollistin 28-vjeçar ka folur edhe vetë trajneri Low, i cili është shprehur mjaft i revoltuar me të.
“Max nuk është sjellur aspak në mënyrë profesionale dhe këtë nuk e pranoj”, ka deklaruar Low.
Siç kishte raportuar e përditshmja gjermane Bild, Kruse ka goditur një gazetarë derisa është gjobitur edhe nga vetë klubi gjerman. Me këtë rast futbollisti minimizon gjasat për të marrë një ftesë të mundshme për Kampionatin Europian “Francë 2016”.
/Gazeta Sheshi/