Roy Hodgson i jep dritën e gjelbërt John Terry-t

98

Trajneri i përfaqësueses angleze Roy Hodgson i ka dhënë dritën jeshile kapitenit të Chelsea-t, John Terry-t se mund të jetë pjesë e albionëve gjatë kampionatit europian “Francë 2016”, transmeton Gazeta Sheshi.

Tre luanët tashmë kanë gjetur zëvendësimin adekuat të tij, duke e ftuar yllin e ri të Evertonit John Stones, mirëpo siç ka raportuar Daily Mail Hodgson dëshiron ta marrë me vete edhe legjendën e bluve John Terry-n.

Terry kishte debutuar me Anglinë në vitin 2003 në duel ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, ndërkohë nga viti 2008 është emëruar kapiten i albionëve. Nga viti 2012 ai ishte tërhequr nga përfaqësuesja.

/Gazeta Sheshi/